Ekstradohet nga Gjermania në Shqipëri ish-shoqëruesi i Tahirit

schedule11:39 - 1 Prill, 2022

schedule 11:39 - 1 Prill, 2022

Sot është ekstraduar në Shqipëri nga Gjermania, Hekuran Marku, një nga ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Agustin Deda dhe Hekuran Marku akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar nga operacioni “Shpirti”.

38 anëtarë të katër grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike u arrestuan në kuadër të operacionit “Shpirti” nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), falë një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Italinë dhe të koordinuar me Eurojust-in, agjencia e Bashkimit Europian për bashkëpunimin gjyqësor në luftën kundër kriminalitetit.

Lexo edhe: SPAK u mori “Shpirtin”, “zbërthehet” i penduari: Si e trafikuam kanabisin me makinë funerali

Të gjithë këta persona u proceduan dhe u arrestuan në kuadër të një hetimi antidrogë italo-shqiptar disavjeçar, rezultatet e të cilit u komunikuan nga SPAK gjatë në atë kohë në  një konference të përbashkët për shtyp me autoritetet e prokurorisë italiane më 2 korrik 2021.

Për këtë dosje të pandehur u morën të pandehur edhe prokurori i Vlorës Maksim Sota, të cilin SPAK e mori të pandehur për shpërdorim detyre ish shefi i anti trafiqeve Ilirjan Balla si dhe dy ish truprojat e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në ‘skemën’ e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Zaimi Duçellari kishte krijuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!