Ekstradohet nga Athina 29-vjeçari i dënuar me 8 vite burg

schedule17:04 - 14 Gusht, 2018

schedule 17:04 - 14 Gusht, 2018

Një 29-vjeçar shqiptar i dënuar në vendin tonë për trafikim të personave është ekstraduar nga Greqia nga Interpol Tirana

Viktor Floqi nga Elbasani është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Nëntor të vitit 2016.

Më 7 Qershor 2014, Viktor Floqi ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H, banuese në lagjen “Partizani” Elbasan.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!