Ekstradohet drejt Italisë Artur Milaqi

schedule11:10 - 10 Prill, 2019

schedule 11:10 - 10 Prill, 2019

Shqiptari Artur Milaqi, 32-vjeç u arrestua Shkurtin e kaluar në Durrës si pjesë e operacionit “Metropolis”, pas një urdhër arresti ndërkombëtar të leshur ngaj tij nga Gjykata e Brescia. Ai akuzohet si truri i një organizate kriminale e cila merrej me trafikimin ndërkombëtar të drogës, raportojnë mediat italaine.
Milaqi mbante pozitën e liderit, promotorit dhe organizatorit të grupit kriminale, që zbarkonte sasi të mëdha droge në Itali, e cila vinte nga Kolumbia. Ai mbante kontakte me furnizuesit, menaxhonte fazat e importit të kokainës nga Holanda si dhe urdhëronte bashkëpunëtorët për shpërndarjen e drogës në zonën e Brescia. Operacioni “Metropolis”, u bazuarnë gjetjet dhe aktivitetet teknike të Seksionit Operativ të Kompanisë së Karabinierit të Brescia, e cila mori mbështetjen e Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor dhe u bë i mundur ndalimi i Milaqit në Durrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!