Ekstradimi i Ruben Saraiva, reagon Balla: Do t’i japim fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera

schedule12:20 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 12:20 - 31 Dhjetor, 2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar pas mbërritjes në Rinas të portugezit Ruben Saraiva, autori i dyshuar i vrasjes së Ardian Nikulajt.

Balla thekson se vazhdojnë përpjekjet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera.

Reagimi i plotë:

Falë mbështetjes së fortë të Interpol me të cilët po punojmë çdo ditë për gjetjen e personave në kërkim si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, sapo u përmbyll në Aeroportin “Nënë Tereza”ekstradimi i shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Realizimi i këtij ekstradimi, edhe pse me Mbretërinë e Marokut nuk e kemi një marrëveshje ekstradimi, na ka krijuar tashmë eksperiencën por edhe besimin të vijojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera. Përgëzime Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Interpol Tirana dhe djemve të palodhur të RENEA për realizimin e 78 ektradimeve drejt Shqipërisë gjatë këtij viti që përmbyllim sot. Pres më shumë në Vitin e Ri 2024!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!