Ekstradimi i Lul Berishës/ Softa: Uroj të kthehet në të penduar të drejtësisë. Gazetarja: Në kohë kur gjykohej kishte 10 vepra penale

schedule13:39 - 18 Mars, 2025

schedule 13:39 - 18 Mars, 2025

Për ekspertin e sigurisë, Fatjon Softa ekstradimi nga Spanja i të shumë kërkuarit Lulzim Berisha është një lajm pozitiv, që tregon se partneriteti mes shteteve funksionon. Në studion e Neës Line, në ABC News, Softa tha se ekstradime të tilla dekurajojnë personat në kërkim që ndodhen jashtë.

“Ekstradimi i Lul Berishës, është një lajm pozitiv dekurajon personat në kërkim që ndodhen jashtë. Është i disati që ndodh do të thotë se partneriteti është funksional. Po rivendosen shinat e mënyrës si duhet të veprojë drejtësia. Janë pasojë e mos funksionimit të sistemit gjyqësor është kjo drejtësi që i ka lënë në arrest shtëpie.”

Sakaq, gazetarja Etleva Delia, autore e emisionit ‘Gjërat Tona’, u shpreh se Lul Berisha akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut dhe se ekstradimi vjen pas një beteje të gjatë ligjore në Spanjë, ku Berisha pretendonte se në Shqipëri i rrezikohej jeta.

“Lul Berisha akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut. U arrestua në dhjetor 2023, pati një betejë ligjore në Spanjë. Në Shqipëri pretendon se i rrezikohet jeta, por duket se gjykata në Spanjë nuk e ka marrë në konsideratë kërkesën e tij. Janë edhe 5 vrasje të tjera që nuk janë hetuar të plota që po verifikohen për prova të tjera. Ka edhe vite të pashflyera nga vendimi i mëparshëm që i bashkohen dosjes hetimore. Ka qenë një proces i gjatë. Cështje të tjera që janë ende në hetim janë ende ne proces. Në kohë kur gjykohej kishte 10 vepra penale, duke përfshirë, vrasje, urdhërim vrasje por edhe ngjarje të tjera të ndodhura përgjatë autostradës Durrës-Tiranë. Aktualisht nuk ka akuzë konkrete që të jetë pjesë e një grupi kriminal, flitet për akuza të vitit 2005.” u shpreh Delia.

Në vijim të bisedës, Softa tha se ekstradimi I Lul Berishës është një mundësi për drejtësinë shqiptare nëse ai kthehet në të penduar.

“Një shans për drejtësinë nëse mund të punojnë për ta kthyer në pentito do ndihmonte në zbardhjen e shumë ngjarjeve, mund të hapte shumë dosje të tjera që do e lidhnin me akvitetin e tij. Uroj të jetë një pentito për të ndihmuar drejtësinë.” përfundoi Softa

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!