ABC News ka siguruar momentin kur Laert Haxhiu është ekstraduar në Shqipëri. I dënuari me burgim të përjetshëm është sjellë në Kakavijë në masa të larta sigurie nga policia greke dhe është marrë në dorëzim nga Forcat Speciale “RENEA”.
Vihet re, që Haxhiu ndodhet në furgon, ndërsa, policët e kanë rrethuar nga të gjitha anët.
Haxhiu njihet si autor i Masakrës së Lushnjës, e ndodhur në shtator te 2017. Ne atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.
Sipas hetimeve, objektiv i ekzekutimit ishte nipit i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut./abcnews.al