Ekstradimet nga Dubai/ Ministri Balla: Po hapim shtigje të reja komunikimi me vende që nuk kemi marrëveshje

schedule11:58 - 13 Mars, 2024

schedule 11:58 - 13 Mars, 2024

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se Shqipëria po bashkëpunon me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera me të cilat nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Balla u shpreh se përmes instrumenteve të vendosura nga Interpoli, mund të bëhet edhe ekstradim i thjeshtuar i personave të shpallur në kërkim, edhe nëse me shtetin përkatës nuk ka një marrëveshje.

Balla shtoi se pas 1 muaji do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe, për negocimin në lidhje me ekstradimet. Gjithashtu, ministri nënvizoi se po negociohet edhe për një marrëveshje financimi në vendin tonë, për sistemin e monitorimit me kamera dhe radarë të rrugëve.

Ju e keni parë që prej disa muajsh kemi filluar bashkëpunimin intensiv me Interpolin, kundër krimit të organizuar dhe gjetjen e personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare. E kemi mbyllur 2023 me një ekstradim nga Maroku. Një vend që nuk kshim marrëveshje ekstradimi. Po punojmë për të hapur shtigje të reja komunikimi me vende që nuk kemi marrëveshje. Instumentet e vendosura nga Interpoli, na bën të mundur që edhe me vende që nuk kemi marrëveshje, të përdorim edhe metoda të tjera, ekstradim i thjeshtuar, ka të bëjë me një metodë që ka komunikim me Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dabi.

Pala nga Abu Dabi e sjell deri në aeroportin e Dubait, pastaj përmes avionit dërgohet në aeroportin e Rinasit. Pas 1 muaji, pas jemi duke negociuar, do të jem zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të çuar më tej negocimin në fushën e ekstradimeve për ta çuar përpara këtë hap. Po negociojmë edhe një marrëveshje të financimit në Shqipëri të sistemit të monitorimit me kamera dhe radarë të rrugëve”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!