ABC News ka siguruar dosjen me përgjimet ku efektivë të policisë në Rinas, lejonin kalimin e qytetarëve të cilët kishin probleme me ligjin, drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Skema u zbulua nga përgjimi i celularit të Enea Sulejmanaj, tanimë i arrestuar. Sulejmanaj ishte poseduesi i një agjensie turistike “Bus Albania”, i cili mbante kontakte të vazhdueshme me me Tereziun, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumenta udhëtimi të këtyre personave.
Në një pjesë nga përgjimet, ata diskutojnë për kalimin e një të riu, i cili kishte marrë ekspuls për 5 vite dhe kishte vuajtur një dënim në Gjermani. Dyshohet se ai ka udhëtuar me pasaportë tjetër ose nuk është regjistruar në sistem.
Pjesë nga përgjimet
Dt.11.06.2023 ora 06.16 PM pass Frrokë Demiri dtl.16.03.1995 nr. personal J50316077B;
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 11.06.2023, nga ora 06:16 PM – 07:27 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: ca bon vlla. A mu lodhe. (I dërgon pasaportën e shtetasit Frrokë Demiri). Ma shef dot kte. Eshte me tndrrum
Briken: Per pak
Eneo: Ok vlla mthuj
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Frroke Demiri nuk ka të regjistruar dalje në sistem më datë 11.06.2023 dhe as në ditët në vijim. Referuar bisedës telefonike ka dyshime se ai ka udhëtuar me pasaportë tjetër ose është kaluar pa regjistruar, pasi ai nuk lejohet të udhëtoj, si person i kthyer në kategorinë deportiv nga Gjermania me motivin se ka vuajtur denimin me 2 vjet burg nga denimi i dhene prej 3 vitesh burg per vjedhje. Dhene Ekspuls per 5 vjet te mos hyj ne Gjermani, sic deklaron vete personi, dhene me dt.14.12.2020./abcnews.al