Ekspozohen “shtypshkrimet” e shekulli i 19-të në Shkodër

schedule16:22 - 25 Maj, 2022

schedule 16:22 - 25 Maj, 2022

Nga Simon Shkreli 

Në shumë bibloteka ndeshemi me botime të periudhave të ndryshme kohore, të disa shtëpive botuese. Autor e tyre kanë një rëndësi të madhe për historinë, kulturën dhe traditën e vendit. Por, në bibliotekën “Marin Barleti”, në një pavijon të saj është çelur një ekspozitë e veçantë.

Është një udhëtim që fillon në mesin e shekullit 19-të dhe deri në ditët e sotme përmes shtypshkrimit.

“Shtypshkrimi në Shkodër,  me këtë ekspozitë rrëfehet një histori shumë e rëndësishme e këtij qyteti I cili ka luajtur një rol të rëndësishme në historinë dhe trashëgimin tonë. Ekspozita është e ndarë në tre periudha të ndryshme historike”, thotë Marxhid Cungu, Drejtor i Bibliotekës “ Marin Barleti”.

Shtypshkronjat janë pasuar edhe me krijimin e bibliotekave, ku kemi botime jo vetëm të autorëve nga Shkodra por edhe nga rajone tjera të vendit.

Nis me shtypshkronjën e “Vilajetit” që ka qenë edhe shtypshkronja e  qeverisë Osmane e hapur në vitet 1870-të. Ndërsa po në të njëjtën periudhë hapet edhe shtypshkronja e Etërve Jezuit dhe me shumë shtypshkronja tjera deri në vitin 1940.

Aty ndeshim botime nga më të ndryshmet, ndërsa një vend të veçantë zënë periodikët dhe revistat. Cungu shprehet se evoluimi dhe hapja e shtypshkronjave të Shkodrës dhe botimet e shumta janë nxitur nga nevoja për informacion si shkak edhe i zhvillimeve të fillim shekullit 20-të.

Përveç shtypshkronjave që kanë shërbyer për qëllime letrare dhe informative kemi edhe shtypshkronja që kanë shërbyer edhe për qëllime industriale…

Shkodra ka qenë e pasur edhe me biblioteka të cilat kanë qenë shumë të pasura me botime të rëndësishme. Deri pas luftës së dytë botërore ka pasur 6 të tilla.

Në këtë ekspozitë spikatin materiale të shumta studimore, didaktike por edhe letrar.

Përveç aspektit të informacionit historik, rreth shtypshkrimit në Shkodër ndeshemi edhe me evoluimin e tij nga periudha të ndryshme. Teknikat që janë përdorur, cilësia por edhe tek gjuha shqipe e zhvillimi I saj sidomos pas Kongresit të Manastirit e deri në ditët e sotme.

Nga viti 1870 e deri në luftën e dytë botërore në Shkodër ekzistonin 18 shtypshkronja. Ndërsa pas shtetizimit nga ana e regjimit komunist në vitin 1946 deri në vitin 1990 kishte vetëm  shtypshkronjën “Migjeni”, një tregues shumë domethënës e sjelljes së politikës ndaj këtij qyteti. Sot në Shkodër sipas të dhënave janë 6 shtypshkronja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!