Ekspozohen 4 fotografi të kryeministrit të pavarësisë Ismail Qemali, në qendrën COD

schedule17:35 - 9 Korrik, 2020

schedule 17:35 - 9 Korrik, 2020

Kuratori Gent Gjikola thotë se përmes këtyre 4 fotove, pasqyrohet edhe jeta e kryeministrit të pavarësisë, si dhe imazhi fotografik, vjen me një gjuhë artistike dhe të kuruar deri në detaj.

Këto 4 foto të Ismail Qemal bej Vlorës nuk janë të panjohura për publikun, por krahas rëndësisë historike ata kanë një vlerë të veçantë artistike.

 

Sipas kuratorit Gent Gjikola fotografitë i janë nënshtruar një përpunimi të thellë grafik digjital me metodën piksel për piksel, duke përdorur teknologjinë e fundit digjitale.

“Qëllimi ka qenë të nxjerrim këtë lloj figure kaq të rëndësishme për kombin shqiptar në mënyrën më të mundshme njerëzore. Njerëzit duhet ta njohin se cili ka qenë Isamil Qemali, si njeri, si burrë apo si fizik”, tregon ai.

Kuratori rrëfen edhe historinë e shkrepjes së tyre në momente kyçe të jetës së tij.

“Kjo foto më shumë gjasë i përket 1867-ës. Është marrë në Athinë, gjatë emërimit të tij të parë, të madh zyrtar, si një nëpunës shumë i lartë i perandorisë Turke. Si një sekretar i parë i Vilajetit të Danubit për Mithat Pashën i cili ishte një reformatorët më të mëdhenj gjatë periudhës më të fundit të perandorisë Osmane”, shprehet ai.

Ekspozita në COD është një përzgjedhje e katër fotove prej 30 gjurmësh që ruhet në dosjen 4547 në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

Ato tregojnë jo vetëm portretin, bustin, statutin dhe shijen e tij por edhe jetën e tij në vite të ndryshme.

Përmes fotografive që përçojnë identitetin e tij,  nga e para e shkrepur në Atjinë, si djalosh 23-vjeçar në vitin 1867 e deri tek portreti zyrtar që njihet nga të gjithë, realizuar 107 vite më parë.

Imazhi i parë, i përket harkut kohor 1866-1870, kur Ismail Qemal Vlora, sapo kishte filluar të hidhte hapat e para në karrierën e tij të gjatë në administratën e Perandorisë Osmane. Është pikërisht periudha kur u transferua fillimisht në Ruscuk (Ruse sot, në Bullgari) qendra e Vilajetit të Danupit, guvernator i së cilës ishte Mithat Pasha. Ndërsa, me transferimin e Mithat Pashës në Stamboll si President i Këshillit të Shtetit,  dhe Ismail beu u transferua po në atë këshill. Gjatë kohës që ishte në Ruscuk u martua me Kleoniqi Surmeli, martesë që zgjati 51 vite. Nga kjo martesë e dytë lindën dhjetë fëmijë, gjashtë djem e katër vajza.

Imazhi i dytë i përket periudhës 1844-1890, periudhë gjatë së cilës Ismaili shërbeu si guvernator i provincës së Blou-së, një nga provincat më të rëndësishme aziatike në afërsi të Stambollit. Gjatë kësaj periudhe 6-vjeçare Ismail beu u dallua për aftësitë drejtuese dhe menaxhuese. Ndërtimi i mjaft veprave të rëndësishme publike si, spitale, rrugë etj.

Imazhi i tretë, është realizuar në Vjenë (1913) në ambientet e brendshme të “Grand Hotel”, Ismail Beu si kryeministër i qeverisë shqiptare edhe ministër i Punëve të Jashtme të saj, ishte vendosur në mbrojtje të të drejtave të popullit shqiptar në kryeqytetet europiane, veçanërisht në Londër, ku zhvillonte punimet Konferenca e Ambasadorëve.

/abcnews.al