Leontina Nika
Autoportrete, peisazhe dhe dinamizmi i figurës njerëzore, janë pjesë e ekspozitës së Adrian Çenes “ Killing Time”, çelur në qendrën Cod.
Çasti për artistin është fryma e parë që kthen në jetë veprën e cila ndal edhe kohën.
“Janë momente që vijnë nga akumulime të ndryshme të jetës, dhe vjen një moment që kërkon ta nxjerrësh”, ka thënë ai.
Kuratori Vladimir Myrtezai shpjegon fillimisht njohjen me artistin dhe pagëzimin me këtë titull.
“E para gjë që më erdhi në mend kur kam parë një derë të madhe më shkoi në mendje si me krijuar një asosacion. Ky konflikt është raporti mes dy kulturave”, shprehet ndër të tjera.
Ekspozitën Myrtezai e konceptuar në tre elementë kryesorë: në informativ, kompozim figuracion dhe autoportret, që të zhvendosin në kohë, për të shpjeguar edhe revolucionin e ngjyrës e unin e formës së tij.
Ekspozita e tij do të jetë e hapur në COD deri në fund të muajit gusht.
Artisti, si nostalgjik që është, përdor ngjyrat e forta gati-gati kaotike dhe të kthen mbrapa në kohë duke manipuluar edhe akrepat e vetë kohës sipas kuratorit.
Në këto shtegtime dhe arrati, përkujtohet çdo rrethanë kur kapet çasti dhe ngrin në një kohë të pakontrolluar”.
“Adriani është artisti kaotik, sfidues, avangard, një shpirt i lirë, ashtu si koloritet e veta që tejkalojnë kornizat. Ekspozita e tij do të jetë e hapur në COD deri në fund të muajit gusht./abcnews.al

