SHKODËR- Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, pas prezantimit në Tiranë dhe ndalesës në Prishtinë, vijon udhëtimin në Shkodër.
Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, nënvizoi se historia e parasë nuk është vetëm histori e institucioneve financiare, por edhe histori e njerëzve, e krizave dhe e ndërtimit të shtetit.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në datat 3-7 mars dhe është e përshtatshme për të gjitha grup-moshat, me fokus të veçantë në edukimin financiar dhe historik të të rinjve./abcnews.al


