Ekspozita “Nëntori 25” bën bashkë 3 breza në galerinë Fab

schedule15:46 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 15:46 - 9 Dhjetor, 2022

Nga Leontina Nikaj

Nëntori vjen i vonuar, për piktorët e këtij grupimi. Edicioni i 25 çel dyert në dhjetor, kuratori Aleksander Filipi thotë se mungesa e sallave ekspozuese, bëri që të thyejmë rregullin. Emrat më të njohur të arit pamor, të cilët besojnë tek fuqia e penelit, si Kujtim Buza, Gazmend Leka, Anastas Kostandini, Buron Kaceli, plot 30 piktorë vazhdojnë traditën e prezantimit kolektiv.

Tematikat e shprehura në ngjyrë e formë, janë të larmishme, po aq sa edhe teknikat e aplikuar nga mjeshtrat dhe brezi i ri, thekson kuratori. Punimet e piktorëve të njohur, si portrete, nudo dhe kompozime frymëzuar nga motivet popullor, apo kaosi , pa lënë mënjanë edhe poetizmin do të prezantohen për publikun deri më19 dhjetor në Galerinë FAB të Universitetit të Arteve.

/abcnews.al