Ekspozita ne Bibliotekën Kombëtare, prezantohet për herë të parë “Iliada” e përkthyer nga Naim Frashëri

schedule19:12 - 28 Maj, 2022

schedule 19:12 - 28 Maj, 2022

Nga Leontina Nika

Letërsia klasike greke fillon me dy poemat e mëdha epike, me “Iliadën” dhe “Odisenë” .

Meritën e madhe  për përkthimin e Homerit,  të “Iliadës” dhe “Odisesë” e kanë Gjon Shllaku dhe Pashko Gjeçi.

Biblioteka Kombëtare  në  prezantimin e librave  prezanton e dhe variantin e hershëm,  të këngës së parë  një përkthim I Iliadës nga Naim Frashëri.

Botimi është i vitit 1912, nga shtypshkronja “Dhori Koti” në Korçë, por që i referohej një botimi më  të hershëm nga Shoqëria “Dituria” në Bukuresht në vitin 1896.

Iliadha e Omirit-,  ku vihet re  shqipja  jugore të Naimit. Ndërkohë që  mjaft interesant është edhe botimi i vitit 1938  nga shtypshkronja  Françeskane  e variantit të  këngës së 22 ,  “Vrasja e  Hektorit” shqipëruar nga  intelektuali i vitit 30 Frano Alkaj, i cili i ka shqipëruar edhe Virgjilin.

Biblioteka Kombëtare  e Shqipërisë , në kuadër të Javës  së Kulturës Greke ,  çeli këtë ekspozitë me fondin e letërsisë greke të përkthyer në gjuhën shqipe.   Përkthimi i parë i një vepre letrare botuar në shqip është romani dramatik “ Gabimi i tmeruarë” 1911 përkthyer  Thoma Avrami.

Në këtë prezantim nuk mund të mungojnë  përkthimet  e Kostandin  Kristoforidhit të Dhiatës së re 1872. Gjithashtu prezantohen edhe variante të përkthimit të veprave të Eskilit, Euripidit, Sofokliut , Safo,  Ezopit, Aristofani  dhe nobelistët  Jorgos Seferis  duke vazhduar me autorët  bashkëkohorë si  Janis Ricos  apo Nikos Kazanxaqis./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!