Ekspozita e piktorëve vlonjatë/ Hapet në prag të festave, 52 punime në disa gjini të artit

schedule15:43 - 23 Nëntor, 2023

schedule 15:43 - 23 Nëntor, 2023

Kjo ekspozitë me piktura, skulptura e grafikë është hapur në Vlorë në prag te festave të nëntorit.

Mes tyre të veçanta janë koleksionet e pullave postare përdorur në vitet e pavarësisë e deri pas luftës së dytë botërore.

Piktorët, të gjithë vlonjatë kanë ekspozuar 52 punime.

Thonë se Vlora nuk ka nevojë vetëm per turizëm por edhe për art ndaj kërkojnë vëmendje më tepër ndaj të tilla aktiviteteve.

Ekspozita kolektive e 31 artistëve vlonjatë do të mirëpres dashamirësit e artit deri në fund të nëntorit./abcnews.al