Ekspozita e kukullave japoneze në Tiranë/ Kuratorja ndan detajet: E kanë të bukurën perfekte

schedule10:57 - 11 Janar, 2024

schedule 10:57 - 11 Janar, 2024

Merita Selimi është kuratorja që ka punuar prej 18 vitesh me krijimin e kukullave në Teatrin Kombëtar. Së fundmi, ajo ka ideuar ekspozitën “Ningyo, Arti dhe Bukuria e Kukullave Japoneze” & “Na ishte njëherë…” në Galerinë e Artit në Tiranë.

Gjatë një interviste për emisionin “Pas Mesnate”, Selimi ka ndarë detaje nga kjo ekspozitë, e cila paraqet kulturën japoneze nëpërmjet kukullës.

Ndër të tjera, ajo ka theksuar se këto kukulla përmes elementëve të veçantë, tregojnë historinë e tyre.

“Kjo kukull japoneze Ningyo është shpërfaqëse e mënyrës së edukimit, në të gjitha aspektet. Është një kontinent shumë i veçantë dhe shumë i bukur. Do të thotë që ka shumë jehonë tek të rinjtë.

Mendoj që është kulturë e tyre, dhe për vendet aziatike. Kurse Europa është krejt ndryshe, flasim me tjetër gjuhë, teknika të tjera dhe nuk mundemi të bëjmë krahasim.

Ata janë striktë ndaj persosmërisë, e bukura te ta është persosmëria në përgjithësi, në qoftë se ne në Europë jemi më ndryshe në ekspresion dhe të vërtetën tonë. Ata e kanë të bukurën perfekte, siç janë vetë.

Duken si të gjitha njësoj, por ato kanë detajet shprehëse. Po të dish historinë e tyre, ajo mban kapelen ose me erashkën. Ato kanë historinë e tyre, pra nuk flet portreti, por flasin detajet”, u shpreh Selimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!