Nga Leontina Nika
Ishte viti 1989 që shënon vizitën e parë të Shën Terezës në Shqipëri, pikërisht një vit pas rënies së perdes së hekurt. Në aeroport, u prit nga sopranoja Marie Kraja dhe doktoreshë Adelina Mazreku, me pas ajo e vizitoi Shqipërinë e saj të dashur më pas e vizitoi edhe 4 herë të tjera. E ku ka marre pjesë në hapjen e kishave dhe xhamive
“Nga kisha katolike, ajo ka vajtur në kisha ortodokse. Ajo ka hapur edhe kryegjyshatën Botërore. Kjo është gjëja më e veçantë e saj”, thotë studiuesi Mehmet Gezhilli.
Ne vizitën e parë ajo pas 60 vitesh pati mundësi që të shkonte edhe te varret e nënës dh motres. Ajo aso kohe takoi personalitetet te kohës, dhe realizoi vizita në spitalin onkologjik.
Botuesi dhe studiuesi Mehmet Gezhilli, i cili prej më shumë se 20 vitesh boton shumë libra për nënë Terezën , rrëfen arsyet pse vendosi të merret me Shën Terezën.
“Në Korçë u ktheva në një librari. Në këtë kohë hynë ca fëmijë, dhe ajo librarja u tha çfarë doni. Duam një libër për Nënë Terezën thanë se na e kërkon mësuesja. S’ka libra tha. Dhe atëherë unë porosita ‘të bërit një doracak’. Dhe pikërisht ky doracak për Nënë Terezën për nxënësit e shkollave”, thotë ai.
Ndërkohë që së shpejti ai është duke botuar edhe një bibliografi me kopertina librash të botuar në gjithë boten, e ku rezultojnë mbi 4000 libra në 52 gjuhë të botës.
“Mbi 4000 mijë tituj. Për Napolon Bonapartin mund të jenë 1000 tituj. Për Skënderbeun tonë mund të jenë 2000 tituj”, thekson ai.
Ekspozita e hapur me mbi 200 tituj librash në shqip dhe gjuhë të huaj si dhe fotografi historike do të qëndroi e hapur në muzeun historik kombëtar deri më 20 shtator. /abcnews.al