Biznesi në vend e ka kundërshtuar rritjen e pagës minimale nga 24 mijë lekë në 30 mijë lekë.
Sipas kreut të Qendrës së Eksporteve Shqiptare dhe Shoqatës së Industrialistëve Ushqimorë një masë e tillë do të rriste kostot në një moment që biznesi po përballet me vështirësi serioze për shkak të pandemisë.
Ndërkohë që shumë biznese do të detyrohen të ulin numrin e punonjësve pasi e kanë të pamundur të përballojnë një kosto të tillë.
“Kjo masë sjell me vete edhe një impakt fiskal. Kur themi do rrisim pagën minimale, këto 40 mijë lekë, plus 7 të tjera, kostoja e siguracionit. 47,000 lekë që biznesi duhet t’i nxjerrë nga arka e vet…Çfarë do të ndodhë me koston e biznesit, sepse do t’i rritet kostoja me një vendim qeverije. Ndërkohë tregu nuk ia rrit çmimin.”
Sipas Zusit një mase e tillë do të sillte efekte sociale pozitive nëse do të merreshin të tjera lehtësi fiskale. Kreu i qendrës Shqiptare të Eksporteve sugjeron rritjen e pragut të ardhurave që përfshihen në tatim nga 30 që është aktualisht në 50 mijë lekë
Nga përllogaritjet e para rezulton se efekti në buxhetin e shtetit nëse paga minimale rritet në 30 mijë lekë rezulton të jetë 1.3 miliard lekë plus në zërin e kontributeve shoqërore e shëndetësore. /abcnews.al/