Eksportuam 123 miliardë lekë/ Ecuri pozitive pavarësisht uljes së euros që dëmton eksportuesit

schedule15:33 - 18 Prill, 2023

schedule 15:33 - 18 Prill, 2023

Tregtia e mallrave “Made in Albania “ ka  pasur një ecuri pozitive në tre mujorin e parë të këtij viti.Sipas  të dhënave të Instat gjatë periudhës janar-shkurt-mars eksportet  e mallrave arritën vlerën 123 mld lekë, duke u rritur me 2,1 % krahasuar me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +1,5 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +1,5 pikë përqindje.

Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,1 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -0,8 pikë përqindje.

Ecuria e eksporteve ka qenë poztive pavarësisht shvlerësimit të ndjehsëm të monedhës europiane ndaj lekut. Kjo pasi eksportuesit blejnë në lekë dhe i shesin mallrat  me monedhën europiane. Në këët mënyrë shvlerësimi i euros ndikon direkt në ulejn e fitimit të eksportuesve. Aktualisht  monedha europiane ka prekur nivelin më të ulet të regjistruar gjatë këtij viti duke u këmbyer me 112 lekë.

Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 208 mld lekë, duke u rritur me 0,4 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar kapi vleren 86 mld lekë, duke u ulur me 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Vlen të theksohet se në muajt e parë të këtij viti ka pasur shtim të marrëdhënieve tregtare me vendet e rajjonit .Gjatë periudhes janar-shkurt-mars,vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova ,Greqia dhe Maqedonia  ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia, Gjermania dhe Kina.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!