Tre persona janë vënë në pranga, me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, pasi Kroacia bllokoi dhe asgjesoi rreth 8 ton domate me pesticide të eksportuara nga Shqipëria.
Policia ka arrestuar administratorin e subjektit eksportues “Era fruit”, Mariglen Qorri si edhe dy inspektorë të AKU-së në Berat, Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani.
Nga hetimet ka rezultuar se administratori i subjektit, ka prodhuar dhe më paseksportuar drejt shtetit kroat, 8 ton domate të cilat pas analizave të kryera rezultuan me përbërje të lartë të preparatit “Chlorefenapyr”. Sasia e domateve u asgjësuan nga autoritetet kroate.
Për të shmangur përgjegjësisë ligjore Mariglen Qorri ka përdorur faturë fiktive blerjeje nga fermerë të tjerë dhe e ka përdorur për praktikat doganore.
Ndërkohë, dy inspektorët, akuzohen se kanë tjetërsuar faktet në lidhje me origjinën e produktit të konstatuar me probleme, pasi edhe pse kanë konstatuar shkeljet nga subjekti, kanë marrë si të rregullta faturat fiktive, të pa firmosur nga fermeri/shitësi.
Sipas uniformave blu të Beratit, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e subjektit u sekuestruan perime të ndryshime si edhe u morën mostrat për analizat pasi dyshohet se mund të jenë me përbërje të lartë preparatesh.
Mbi administratorin e subjektit “Era fruit”, rëndon akuza ‘Mashtrimi me produktet ushqimore’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.
/ abcnews.al /

