Eksportet rriten me 50% gjatë marsit, ndikon shtrenjtimi i çmimeve

schedule16:10 - 19 Prill, 2022

schedule 16:10 - 19 Prill, 2022

Nga Erblina Mile

Muaji mars shënoi rekord në rritjen e çmimeve të produkteve të ndryshme, fakt ky që  është reflektuar direkt në nivelin e përgjithshëm të eksporteve.

Sipas të dhënave të INSTAT  niveli i eksporteve është rritur me 50,4 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Mars 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 48 mld lekë  ose 16 mld lekë më shumë nëse e krahasojmë me marsin e një viti më parë.

Ndikimi kryesor ka ardhur nga rritja e çmimeve në bursat ndërkombëtare të hidrokarbureve dhe metaleve.

Përmirësim në muajt e parë të këtij viti ka pasur edhe sektori i fasoneve.

Edhe nëse krahasojmë eksportet pwr periudhën janar-shkurt –mars 2022 me të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet kanë pësuar rritje.

Sipas INSTAT Në këtë tremujor eksportet e mallrave arritën vlerën 120 mld lekë, duke u rritur me 49,6 %.

Po ashtu edhe importet kanë pësuar rritje edhe kjo lidhet direkt me ndikimin  e shtrenjtimit të çmimeve. Importet e mallrave arritën vlerën 207 mld lekë, ose 27,9 %, krahasuar me një vit më parë.Peshën kryesore në rriten e eksporteve e ka dhënë grupi  “Materiale ndërtimi për dhe metale” me 20,3%, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 12,7 %dhe “Tekstile dhe këpucë” me +6,7 pikë përqindje.

Në muajin Mars 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur shtim  të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë  Italia 67,1 %, Kosova 25,2 % dhe SHBA me 9 herë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!