“Përtej shifrave të eksporteve presim 1 miliard euro, por kjo nuk do zgjidhur kështu, do punën e përditshme”.
Këtë synim ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj e deklaroi në një takim me fermerë dhe blegtorë në Malësinë e Madhe të cilëve iu garantoi mbështetje.
“Kuptuam qe ka potencial shumë të madh zhvillimi i vreshtarisë në disa zona të cilat kanë qenë dhe më parë krenaria, por si rezultat i problemeve të pronësisë, të kemi zë të përbashkët me qeverinë për të negociuar kontrata të mira”.
Më shumë se gjysma e banorëve në veri të vendit janë pronarë fermash me moshë nën 45 vjeç, shumë prej tyre të kthyer dhe nga emigrimi. 60% e atyre që punojnë në fusha, prodhim apo përpunim janë gra.
Ndërsa bëri këtë panoramë të situatës ministrja e Bujqësisë u ndal tek vlerësimi i fuqisë punëtore
“Duhet të kuptojmë që fermerët duhet të paguhen, jo në të zezë, sepse skema e sigurimeve shoqërore për fermerën janë shumë të ulta, por duhet të paguhet në mënyrë të denjë të menjëhershme, për aq kohë sa është sezoni. Nëse fermerët nuk janë të paguar mirë dhe nuk janë në skemën e sigurimeve shoqërore, bie incentiva tyre”.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj nxiti fermerët të përdorin produktet organike për të rritur numrin e të huajve që vizitojnë këto zona./abcnews.al