Eksportet e grurit të Ukrainës ranë me 55.5% në 20 ditët e para të qershorit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021, sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Bujqësisë.
Këto përfshijnë 689,000 ton misër, 63,000 ton grurë dhe 21,000 ton elb , sipas të dhënave.
Ukraina eksportoi deri në 6 milionë tonë drithë një muaj përpara se Rusia të niste pushtimin e saj më 24 shkurt, të cilin vetë Moska e quan një “operacion special ushtarak”.
Që atëherë, vëllimi i eksporteve ka rënë në rreth 1.7 milion ton pasi Ukraina, e cila dikur eksportonte shumicën e produkteve të saj përmes porteve, është detyruar të transportojë grurë me tren përtej kufirit të saj perëndimor.
/abcnews.al