Eksploziv shtyllës së tensionit të lartë Tirana2 – Podgoricë (foto)

schedule11:35 - 7 Janar, 2019

schedule 11:35 - 7 Janar, 2019

Një sasi eksplozivi është vendosur në shtyllën e tensionit të lartë 400kV, Tirana2 – Podgoricë, në Fushë Krujë. Lajmi është njoftuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Aktualisht, Njësitë speciale të OST janë duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend. Flukset e energjisë që injektohen në këtë linjë sot janë 50% e konsumit në gjithë vendin.

OST dënon këtë akt të rëndë kriminal dhe ka kryer veprimet proceduriale në organet e drejtësisë me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë. /abcnews.al