Një sasi eksplozivi u vendos në automjetin e efektivit Gentain Gjeta, ku sipas hetimeve paraprake dyshohet se janë dy autorët të cilët kanë aktivizuar lëndën nga një distancë e afërt.
Gazetarja dhe autorja e programit “Gjërat Tona” Etleva Delia tha se Lezha vijoj të jetë një qark problematik sa i takon ngjarjeve kriminale. Më tej, Delia shtoi se pista kryesore mbetet ajo për shkak të detyrës.
“ Deri tani hetimet janë përqendruar për sulm për shkak të detyrës, ku oficeri mund të jetë marrë pjesë në arrestime në muajt e fundit. Lezha vijon të jetë qark problematik ku ka interesa që përplasen dhe hakmerren.
Përveç pistës për shkak të detyrës, nuk përjashtohen edhe konfliktet personale. Deri tani është përqendruar hetimi te shkaku i detyrës.” / abcnews.al /


