“Eksploroni Shqipërinë”/ Revista Amerikane: Ja 7 destinacione turistike të rralla

schedule14:55 - 17 Qershor, 2024

schedule 14:55 - 17 Qershor, 2024

Edhe pse tashmë sezoni turistik ka nisur, revista amerikane i sugjeron turistëve që ende nuk kanë vendosur ku të pushojnë këtë verë që të eksplorojnë Shqipërinë. Në revistën amerikane “Wyandottedaily” e dedikuar për turizmin rekomandohen 7 destinacione që nuk duhet të lihen pa vizituar në vendin tonë. I pari në listë është Syri i Kaltër i cili vlerësohet mahnitës.

Sipas revistës amerikane Syri i Kaltër është një burim i pastër kristal , duke formuar një pellg me ujëra të gjallë bruz. Ndërsa rrethohet nga bimësia  e gjelbër duke krijuar një mjedis të qetë dhe piktoresk. Një tjetër ndalesë që nuk duhet humbur janë edhe rrënojat e Butrintit që ofrojnë një vështrim në historinë magjepsëse dhe kulturat e ndryshme që kanë formësuar Shqipërinë.

Një tjetër qytet me histori që rekomandohet është edhe Berati. Po ashtu një destinacion i mrekullueshëm konsiderohen edhe alpet. Revista amerikane sugjeron Luginën e Valbonës e cila mbetet e pacenuar dhe  krenohet me majat e larta, pyjet e harlisur dhe ujëvarat. Një tjetër perlë e Alpeve shqiptare vlerësohet edhe lumi  Shalës.

Ndërkohë një ndalesë mbreslënëse përcaktojnë edhe plazhet në Sarandë për të gjithë ata që preferojnë detin e diellin. Nuk mbetet pas edhe kryeqyteti një ndalesë që nuk duhet humbur. Por përtej destinacioneve të veçanta kur bëhet fjalë për akomodimin, Shqipëria ofron një sërë opsionesh që i përshtaten nevojave dhe buxhetit të gjithkujt ndërsa ofron larmishmëri të kuzhinës./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!