Shqipëria është një destinacion për turistët jo vetëm në verë por edhe në dimër. Një ndër platformat më të mëdha turistike në botë siç është Travel and toër World i rekomandon turistëve të apasionuar pas aventurave dimërore që të vizitojnë Shqipërinë.
Veçohen Boga dhe Qafa e Thorës të cilat janë mbuluar të parat nga bora dhe janë bërë atraksione dimërore si për turistët ashtu edhe për vendasit. Në zemër të Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare, Boga dhe Qafa e Thorës ofrojnë pamjet më marramendëse dhe ofrojnë mundësi të shumta rekreative.
Sipas Travel and towr world, Boga, një nga fshatrat alpine të Shqipërisë, është një qendër në rritje për turizmin malor, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz e zbulojnë zonën. B
oga ofron shtigje të reja dhe më pak turistike, peizazhe të reja dhe të pazbuluara, si dhe një atmosferë të qetë, duke e bërë atë një ëndërr për aventurierët.. Një vizitë rekomandohet për turistët edhe në fshatin piktoresk të Thethit, i njohur për shtëpitë e tij tradicionale alpine prej guri.
Alpet Shqiptare janë të famshme për gjeografinë e tyre. Natyra e virgjër e Alpeve Shqiptare është një vend i shkëlqyer për turizmin aventuresk, i cili përfshin një sërë aktivitetesh në natyrë, të tilla si ecje në natyrë, ngjitje malore, skijim dhe vëzhgim kafshësh. Ndër të tjera sipas travel and tour world alpet Shqiptare janë gjithashtu të njohura për galeritë e tyre nëntokësore, të cilat janë me interes të madh për eksploruesit dhe shpellat.
Mbetjet historike dhe arkeologjike të rajonit, të cilat përfshijnë gjurmë të vendbanimeve ilire të shekujve 2-3 pas Krishtit, e pasurojnë turizmin e shpellave të rajonit me histori. Po ashtu për të gjithë të interesuarit prodhuesit vendas në Bogë shpërndajnë prodhime artizanatisi dhe produkte druri dhe blegtorale, duke pasuruar turizmin.
Turistët kanë mundësi që të prodhojnë me dorë produkte druri dhe blejnë artizanate dhe ushqime të tjera vendase, duke mundësuar rritjen ekonomike të fshatit dhe mbajtjen gjallë të traditave kulturore./abcnews.al

