Eskpertja e Sigurisë Ushqimore, Valbona Paluka në një lidhje direkte për ABC News është shprehur se COVID 19 nuk është një virus që transmetohet përmes ushqimit.
Paluka ndër të tjera ka theksuar se e rëndësishme për tu ruajtur nga përhapja e koronavirusit është pastërtia. Konsumatorët sipas saj duhet ta dinë se virusi nuk ka asnjë lidhje me ushqimin ai nuk përhapet kur ne hamë ushqim.
“Nga ana tjetër ne e dimë që ky virus trasmetohet me mënyrën e frymëmarrjes dhe nuk shkon përmes ushqimeve”, tha ajo.
Pjesë nga biseda në studio:
Ne shpesh kur dëgjojmë në televizion se koronavirusi është një sëmundje që është marrë nga kafshët mund ti lindë natyrshëm një pyetje a duhet të hamë mish?
Epidiomologjia e patogjenëve të lindur nga ushqimi ka filluar që të studihet që nga viti 1938 modeli COVID 19 nuk ka asnjë ngjashmëri me modelet e sëmundjeve të shpërthimit të sëmundjeve të epidemive që kanë vektor ushqimin, në këtë rast nuk është ushqimi vektor. Nëse do të kishim dy ose më shumë njerëz që konsumojnë të njëjtin ushqim të kontaminuar apo të njëjtën pije të sëmuren aqtëherë kemi të bëjmë me një epidemi që ka taks ushqimin por nuk jemi në këtë gjendje. Singapori ka bërë një investigim në masë dhe ka arritur që të zbulojë që në asnjë rast të mos ketë transmetim të sëmundjes përmes ushqimeve. Rubimet në hotele, në konferenca dhe kisha kanë qenë baza e transmetimit të kësaj sëmundje dhe asnjë person nuk është infektuar nga ushqimet. Nga ana tjetër ne e dimë që ky virus trasmetohet me mënyrën e frymëmarrjes dhe nuk shkon përmes ushqimeve. Këto janë gjëra që EFSA i ka sqaruar shumë mirë.
Ka një moment në deklaratën e EFSA-s që të bëhet kujdes kombinimi mes ushqimeve të pjekura dhe të pagatuara? Çfarë janë ushqimet e pagatuara si mund të bëhet kontaminimi?
Profesionalisht unë jam përgjigjen e plotë. Një kontaminim i kryqëzuar vjen në tre mënyra vjen nga njeriu te ushqimet, që do të thotë se është njeriu që me duar apo me mjete qoftë në fabrikë apo në shtëpi prek mishin e gjallë me ato duar prek dhe ushqimin e kontaminuar ky është një transmetim që bëhet nga njeriu tek ushqimi. Nga ana tjetër kemi kalimin nga ushqimi tek ushqimi, siç është ruajtja në një vend e mishit të prekur dhe të kontaminuar. Nuk mund të përdorim të njëjtën thikë për të bërë mishin, zarzavatet dhe frutat dhe këto janë një kontaminim këto janë nocione që nuk kanë lindur me COVID 19 por në kohë virusesh dhe sigurisë ushqimore. Mua me vjen mirë që dhe në këto momente që kemi këtë virus siguria ushqimore është kryesore.
Duart që prekin mishin e gatuar me atë të pagatuar, ka plot sipërfaqe që janë metalike dhe plastike. Nëse kontaminohet një produkt dhe më pas ai gëlltitet, a infekton apo jo?
Kontaminimi nuk ka lidhje me koronavirusin. Kemi nga më të ndryshmet ndërsa nëse do të flasim për këto që ju doni të përqëndroheni atëherë nga sipërfaqet që lidhen me teshtiat atëherë ka mënyra. Ky virus q material gjenetik të tij e ka të rrethuar me yndyrë dhe ajo që na ruan ne është pastrimi dhe diinfektimi i sipërfaqeve jo vetëm në kohën e koronavirusit.
Po nëse një ushqim e vendosim mbi banak që ne për një moment mund të kemi teshtirë dhe në atë sipërfaqe mund të kenë rënë stërkalat e teshtimës dhe më pas e gëlltis.
Po flasim për kushte familjare, pasi në kushtet e punës ato nuk munden që në kushte të tilla të prodhjnë një ushqim të tillë. Një gjë tjetër është se virusi nuk e ka qef sipas studimeve sipërfaqen e ushqimin. Ky është është një virus që ka pësuar ndryshim në krahasim me Sarsin dhe Mersin.
Në momentin që unë hap tamën e një shisheje uji dhe mendoj se jam i sigurt por ndërkohë qoftë sipërfaqja plastike dhe duart e mia janë të kontaminuara unë e marr virusin?
Përmes ABC News sot nuk shtrohet më një pyetje e tillë por sot ne jemi në pikën e sensibilizimit të përgjithshëm. Ne sot ne po flasim që si të mbrojmë dhe të tjerët jo të mendojmë përgjegjshmërinë e vetes. Unë e kuptoj këtë gjë por sado që të qëndrojë në një sipërfaqe plastike. Virusi nuk kalon përmes ushqimit./abcnews.al