Eksperti tregon zonat më sizmike në Shqipëri: Arsyet pse u shembën disa ndërtesa në ish-Kënetë

schedule09:11 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 09:11 - 3 Dhjetor, 2019

Në studion e “Abc-ja e mëngjesit’ me Enkel Demin ishte sot eksperti Ylber Muceku. Mes të tjerash ai foli për zonat më problematike në Shqipëri që preken nga tërmetet.

Siç tha ai territori shqiptar ndahet në disa breza sizmikë që janë aktivë, një ndër ta është edhe ai i bregut Adriatik-Jonian.

Në Shqipëri më të rrezikshme në aspektin e shfaqjes së tërmeteve, territori shqiptar ndahet në disa breza sizmikë që janë aktivë, një ndër ta është edhe ai i bregut Adriatik-Jonian. Nëse i referohemi edhe të shkuarës kanë rënë tërmete të forta mbi 6 Rihter. Durrësi është objekt i goditjeve sizmike. Dimë që edhe nga kronikanët që Durrësi është rrafshuar njëherë.

Pas viteve 90 territori shqiptar nuk ka qenë e administruar edhe Durrësi ka qenë pre. Nëse ne i referohemi gjatë këtyre 30 viteve kemi pasur një zhvillim urban të pamenaxhuar.

Zona perëndimore ka zona që ne i klasifikojmë me truall të dobët në aspektin tekik. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund ndë.rtojmë, por duhet të përdorim një metodë tjetër”, tha Muceku.

I pyetur për ndërtesat që u shembën në ish-Kënetë, eksperti shprehet se problemi ka qenë tek themelet, pasi disa prej tyre rezistuan.

Ne i kemi parë me synë që është trualli apo themeli. Trualli aty është i njëjtë, por disa kanë qenë më të zgjuar kanë pyetur. Ata që kanë bërë themele më të thella, ato objekte kanë qendruar. Ato që janë shkatërruar është se themelet e tyre janë shumë të dobëta”, tha ai.

Më tej Demi e pyeti Mucekun për një foto që ka qarkulluar në rrjet ditët e fundit. “Pashë një foto të vitit 1995 të gjirit të Durrësit i gjelbër dhe pashë edhe një të ditëve të sotme. Po ato duken sheshit që janë ndërtuar në vend të pishave në tokë ranore. Në një tokë ranore ti a duhet ta presësh këtë gjë”.

Lidhur me këtë eksperti u përgjigj: “Unë e kam studiuar bregdetin në aspektin gjeotenik. Ka pasur një ligj urbanistik që nuk duhet të ndërtohet në 300 metër. Por për ne studiuesit nuk ka vend që nuk ndërtohet, dua të them që ndërtohet kudo, por në gjithë bregdetin historia ka treguar se në rast të rënies të këtyre tërmetete problemi qendron te themelet. Janë ca tërmete që bien afër dhe godasin godinat e ulëta dhe janë disa tërmete që bien në largësi dhe godasin godinat e larta. Ky tërmet ka dëmtuar më tepër godinat deri në 6-7, por nëse tërmeti do kishte pasur frekuencë të ulët do kishte gditur godinat e ulëta”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!