Mjalti është një ndër produktet më të kërkuara dhe të çmuara për shqiptarët. Duke qenë se kërkesa në treg është e lartë, shpeshherë bëhen dhe abuzime. I ftuar mëngjesin e kësaj të hëne në “Abc-ja e mëngjesit” ishte eksperti Ëngjëllush Spaho, ku dhe ndau disa sekrete për të dalluar nëse bëhet fjalë për një mjaltë cilësor apo jo.
“Nëpërmjet gotës së ujit, marrim një gotë ujë dhe hedhim një lugë mjaltë dhe shikojmë nëse do të shkojë i pashkëputur drejt në fund të gotës dhe nëse tretja e tij është e avashtë atëherë është një mjalt cilësor. Nëse është me sheqer do të lërë ngjyrë dhe tretja është më e lehtë.
Teknika e dytë nëpërmjet shkrepëses, lëmë një kunj për disa sekonda në mjaltë dhe e provojmë më pas ta ndezim. Nëse ndizet dhe do të mbajë flakën domethënë që mjalti është i mirë. Nëpërmjet vatrës së stufës nëse hiri që do të ngelet do të jetë u çelët dhe i pakët do të thotë që mjalti është i mirë. Kur digjet nuk lë aromë të keqe siç lë sheqeri.”, tha ai. xh.d/abcnews.al