Eksperti tregon disa mënyra natyrale që parandalojnë mpiksjen e gjakut

schedule11:05 - 3 Shkurt, 2022

schedule 11:05 - 3 Shkurt, 2022

Përveç produkteve farmaceutike, ka shumë metoda natyrale që mund të hollojnë gjakun. Eksperti Zef Gjeta shpjegoi se shumë ushqime dhe barishte si hollues natyralë të gjakut duke parandaluar mpiksjen e gjakut. Për “Abc-ja e mëngjesit”, ai tha se duhet treguar së pari duhet treguar kujdes me regjimin ushqimor.

Duhet hequr dorë nga pijet alkoolike dhe mishrat, të ndjekim një dietë me supra dhe perime si dhe të konsumojmë sa më shumë fruta sidomos gjatë kësaj stine. Gjeta shpjegon se mjaft efektiv janë dhe çajrat, ku veçoi çajin e murrizit.

“Në dimër nuk duhet t’i ndahemi agrumeve, jo vetëm për lëngun por dhe vitaminën C. Si shtesë mund të përdorim çajrat, më kryesi që duhet në rastet e trashjes së gjakut është çaji i murrizit. Mund të përdoret dhe një përzierje çajrash. Përdorim lulen e blinit, sherebelën, murrizin dhe kamomilin në raporte të barabarta.

Një gjë e mirë që lidhet me gjendjen reumatizmale dhe mpiksjen e gjakut është dhe hardiçi i dëllinjës. Mbahet për 30-49 ditë në ujë, lëshon një lëng dhe bëhej një lloj uthulle kurative që përdoret. Në gjendje të agravuara mund ta përdorim deri në dy gota ujë në ditë por në raste të tjera një gotë.”, shpjegoi Gjeta.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!