Eksperti shpjegon për qytetarët detajet që duhet të kenë parasysh për taksën e re të banesave

schedule12:38 - 13 Janar, 2022

schedule 12:38 - 13 Janar, 2022

Kryetari i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali këtë të enjte ka qenë i ftuar në studion e ABC Live ka folur në lidhje me taksën e banesës dhe rëndësinë e saj.

Haxhimali në fjalën e tij është shprehur se ligji për pagesën e taksës së banesës është në fuqi që në 2018 dhe se çmimi nuk ka ndryshuar.

Ai ka theksuar se taksa është vetëm  0.05 % sa ka qenë dhe nuk ka asnjë ndryshim, dhe ajo paguhet dhe për ato që akoma nuk i kanë regjistruar banesat e tyre që në momentin që është futur në fuqi.

Taksa e banesës ka filluar që të trajtohet në një mënyrë ndryshe, tatim në vlerë jo në sipërfaqe. Ka filluar që të aplikohet që në 2018. Qeveria ka nxjerrë një VM për të përmirësuar taksimin për subjektet dhe qytetarët. Qytetarët duhet të dinë se shkalla e taksimit është 0.05 % e vlerës së pronës, nuk ka ndryshuar në këtë drejtim. Dy kategoritë që përjashtohen janë institucionet publike, kultet fetare që janë pjesë e subjekteve që nuk taksohen, ndërtesat e banimit të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët pensionistë apo që nuk janë të aftë për punë, ndërtesat e personave që janë me ndihmë ekonomike, këto janë përjashtime”, ka thënë ai.

Ndërkohë ai ka folur dhe në lidhje me çmimin e banesave që ndryshon sipas zonave dhe qyteteve.

Haxhimali është shprehur se në bashki të ndryshme çmimi për truallin është i ndryshëm, ashtu siç mund të jetë dhe për zona të ndryshme brenda  kryeqytetit.

“Në Shkodër, Leskovik Tiranë etj, ka ndryshime të çmimeve Nëse do të marrim dhe Tiranën ndodh që çmimi ndryshon dhe në zona  të ndryshme.  Kryefamiljarët që nuk kanë bërë deklarimin duhet  që të bëjnë vetëdeklarimit. Taksa paguhet që në momentin që ka hyrë ligji”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!