Eksperti: Pasgoditjet e tërmetit mund të zgjasin për javë e muaj

schedule15:02 - 6 Shkurt, 2023

schedule 15:02 - 6 Shkurt, 2023

Meteorologu dhe eksperti i motit ekstrem në CNN, Chad Myers shpjegoi se përse pasgoditjet  janë kaq të forta duke komentuar lëkundjen me magnitutë 7.8 të shkallës Rihter që pasoi tërmetin e parë në Turqi.

Pasgoditja me magnitutë 7.5 ishte “një tërmet në vetvete”, tha Myers për CNN. “Ne gjithmonë flasim për epiqendrën, por në këtë rast duhet të flasim për epi-linjën,” shtoi ai.

Dy pllaka masive tektonike, ajo arabe dhe ajo euroaziatike, takohen nën provincat juglindore të Turqisë. Përgjatë kësaj linje thyerjeje, “rreth 100 milje nga njëra anë në tjetrën, toka rrëshqiti”, sipas shpjegimit të ekspertit.

Sizmologët i referohen kësaj dukurie natyrore si “rrëshqitje goditëse”, pra aty ku pllakat takohen dhe papritmas në një moment ato rrëshqasin anash.

Ky rast është ndryshe nga Unaza e Zjarrit, e cila kalon përgjatë bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara. Në këtë zonë, tërmetet dhe cunamet shpesh shkaktohen nga subduksioni, kur një pllakë rrëshqet poshtë tjetrës.

Por në një “rrëshqitje goditëse”, pllakat lëvizin horizontalisht, dhe jo vertikalisht. Për shkak të natyrës së këtyre eventeve sizmike, sipas ekspertëve, pasgoditjet mund të vijojnë për javë dhe muaj të tërë.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!