Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eksperti në “Sheshi i Dollarit”: Bizneset shqiptare të investojnë në trajnimin e stafit për të përballuar sfidat e tregut

schedule20:31 - 13 Shkurt, 2026

schedule 20:31 - 13 Shkurt, 2026

TIRANË- Eksperti i punësimit, Fatjon Dragoshi, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollari”, theksoi se kompanitë shqiptare duhet të përqendrohen seriozisht te rritja e kapaciteteve të fuqisë punëtore.

Ai nënvizoi rëndësinë e furnizimit me dije, trajnimeve dhe kualifikimeve për të përballuar sfidat e tregut.

Dragoshi vuri në dukje se sfidat e tregut, si plakja demografike dhe emigracioni, e bëjnë të domosdoshme që bizneset të investojnë në zhvillimin e vazhdueshëm të punonjësve të tyre.



Ai shtoi se drejtuesit e burimeve njerëzore po kalojnë nga rekrutimi thjesht në menaxhimin strategjik të zhvillimit të stafit, duke e konsideruar këtë një përgjegjësi që kompanitë duhet ta marrin seriozisht.

 “Ne kemi sfidë dhe plakjen demografike dhe ikjen e njerëzve. Duhet të merremi seriozisht për të ngritur kapacitete e fuqisë punëtore që ne kemi. Bizneset kanë filluar ta artikulojnë qartë, duke e konsideruar si një sfidë që duhet ta marrin përsipër.

Ka një vetëdije të kompanive për të filluar dhe marrë në menaxhim  këtë sfidë. Drejtuesit e burimeve njerëzore kanë kaluar nga rekrutimi i kujdesshëm në zhvillimin e vazhduar, në mënyrë të qëllimshme dhe të kujdesshme. Kompanitë po investohen në këtë pjesë, sepse numrat janë duke rënë ndjeshëm në pozicionet që ato kanë nevojë.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!