Dr Zhang Wenhong, eksperti kryesor për kontrollin e sëmundjeve infektive në Kinë ka deklaruar se shpërthimi i koronavirusit në vend ‘tashmë ka përfunduar’. Ai gjithashtu tha që vaksinat që po zhvillohen nga studiuesit kinezë kundër koronavirusit do të përdoren në një të ardhme, sepse epidemia ka kaluar, shkruan Daily Mail.
Deklarata e tij vjen ndërkohë që Kina ka raportuar shtatë raste të reja sot, duke çuar numrin total të të infektuarve në 83.581. Frika e një shpërthimi të ri është shfaqur në vend pasi në veri të Kinës u diagnostikua një grup i infektuar me murtajën, në të njëjtën ditë kur një tjetër banor në Kinën lindore u konfirmua se kishte ethe dengo (të mushkonjave).
Që nga mesi i qershorit, Pekini gjithashtu është goditur nga një valë e lehtë e infeksioneve të COVID-19 e lidhur me një treg të gjallesave të detit në kryeqytetin kinez. Por eksperti kryesor kinez ka pretenduar se shpërthimi i koronavirusit në vend tashmë ka përfunduar, raporton abcnews.al
Dr Zhang, foli gjithashtu në Konferencën Botërore të Inteligjencës Artificiale në Shanghai të enjten në lidhje me aplikimin e teknologjisë në luftën e vendit kundër COVID-19.
Ai tha: ‘Inteligjenca artificiale po zhvillohet me shpejtësi sot, por më vjen keq t’ju them të gjithëve që Kina ka arritur të mbajë nën kontroll koronavirusin duke përdorur inteligjencën tradicionale.
‘Kanë kaluar gjashtë muaj. Në fakt, shpërthimi i koronavirusit në Kinë tashmë ka përfunduar. Të gjitha ilaçet dhe vaksinat që ne po zhvillojmë tani do të përdoren në të ardhmen, ‘shtoi Dr Zhang.
Kritikat erdhën menjëherë pasi një ekspert tjetër mjekësor i Kinës ka paralajmëruar popullin në maj se do të duhet të jetojmë me koronavirusin, raporton abcnews.al
Feng Lushao, një studiues nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha për mediat shtetërore se COVID-19 ‘do të bashkëjetojë me ne për një kohë relativisht të gjatë në të ardhmen’.
Ai u bëri thirrje kinezëve që të ndryshojnë stilin e jetësës së tyre për t’iu përshtatur një normaliteti të ri, i cili përfshin kontrolle të vazhdueshme për të mbajtur nën kontroll koronavirusin.
Kina ka raportuar gjithsej 83.581 raste COVID-19, ndër të cilat 357 janë raste aktive. Numri i viktimave në vend është 4634. Në të gjithë botën, numri i të infektuarve ka arritur në 12 milion dhe të paktën 548,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi./abcnews.al