Eksperti i Sigurisë: Ideja për të blerë Groenlandën i shërben SHBA! Meçollari: Deklarata e Trump është shumë mediatike, s’ka argument

schedule21:44 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 21:44 - 30 Dhjetor, 2024

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka bërë thirrje për rivendosjen e Kanalit të Panamasë nën kontrollin amerikan, ndërsa ripërsëriti thirrjet për t’i blerë Danimarkës, Groenlandën.

Groenlanda, territori gjysme-autonom danez i mbuluar me akull, është sërish në objektivin e presidentit të ardhshëm amerikan.

Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, eksperti i Sigurisë Xhavit Shala, u shpreh se ideja për të blerë Groenlandën sipas tij do t’i shërbejë interesave kombëtare të SHBA.

Nga ana e tij, kapiteni Artur Meçollari, shtoi se deklarata e Trump është më tepër mediatike pasi nga pikëpamja e sigurisë kombëtare e SHBA nuk ka argument

Pjesë nga intervista në studio:

Xhavit Shala, ekspert sigurie: “Ideja për të blerë Groenlandën do t’i shërbejë interesave kombëtare të SHBA dhe lirisë së Perëndimit. Ka vlera edhe në aspektin e mineraleve të rralla, dhe këtu sfida është nga ana e Kinës. Synimi, Kina duke patur eksluzivitetin e mineraleve të rralla një vend tjetër po shihet edhe Groenlanda dhe këtu futet SHBA për të mos e lënë Kinën të përfshihet. Në kushtet e përplasjeve të ardhshme në Arktik, Amerika mendon që në një të ardhme të afërt mund të shkëputet fare dhe nuk i dihet fati. Por ka edhe një pjesë të madhe të ndikimit në Oqeanin e Ngrirë të Veriut. Nëse SHBA merr Groenlandën, gjithë problemi është se një përplasje se ardhshme e shpejtë është parashikuar në Arktik.

Kapiteni Dritan Goxhaj: Trump është presidenti i tretë amerikan që propozon për blerjen e Groenlandës. Por Danimarka dhe SHBA kanë një marrëveshje për mbrojtjen e Groenlandës dhe nuk është aq e thjeshtë ta thyesh këtë marrëveshje. Është bazë e rëndësishme Groenlanda për SHBA.

Kapiten Artur Meçollari: Deklarata e Trump është më tepër mediatike pasi nga pikëpamja e sigurisë kombëtare e SHBA nuk ka argument. Është pjesë e NATO-s sepse Groenlanda është pjesë e Danimarkës. Amerika ka blerë territore, por kur ekzistonin mbretëri klasike dhe jo nga mbretëri të karakterit demokratik. Deklarata e Presidentit Trump pati goxha jehonë në mediat ndërkombëtare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!