Eksperti i Shëndetit Publik: Arsyet kryesore përse maskat duhen mbajtur në të gjitha ambientet

schedule12:21 - 18 Tetor, 2020

schedule 12:21 - 18 Tetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në rrjetin social “Facebook” ka shpërndarë videon me mesazhin e ekspertit të shëndetit publik dr. Alban Ylli, i cili shpjegon disa arsye për vendimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse në të gjitha ambientet.

“Tre arsyet e kryesore lidhur me rekomandimet për përdorimin e maskave.

-Në javët e para të pandemisë ka pasur një shqetësim nga OBSH lidhur me humbjen e mundshme të stokut të maskave të cilat në atë kohë ishte për të mbrojtur mjekët dhe infermierit.

-Ka evoluar edhe njohuria që ne kemi lidhje me maskat. Gjithmonë e më tepër ne dimë mbi efikasitetin e tyre.

-Të mos harrojmë që qasja kryesore për frenimin e pandemisë në pranverë ishte izolimi social, shtetrrethimi dhe maskat ishin mjet i dorës së dytë në atë kohë.

Për momentin duket se janë duke ushtruar  mjetin kryesor, së pari për lehtësimin e përdorimit të tyre dhe së dyti për kostot e ulëta sociale. Padyshim që nuk mjeti i vetëm, por janë mjeti më i lirë dhe më i thjeshtë më i thjeshtë në përdorim”, përfundon Ylli.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!