Seksologu: Dëshira për marrëdhënie seksuale rritet në fillim të pranverës

schedule10:39 - 24 Maj, 2022

schedule 10:39 - 24 Maj, 2022

Seksologu Hajrullah Fejza gjatë një interviste me Skype nga Kosova për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, tha se dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale rritet me fillimin e pranverës. Për këtë, ai tha se ndikon ekspozimi i trupit gjatë ditëve të ngrohta.

Nuk ka një qëndrim universal por ka dallimi nga çifti në çift. Disa çifte preferojnë stinën e dimrit por shumica preferojnë pranverën e hershme. E shohin si një sinjal që rindez dëshirën. Stimulimet janë ato që përcaktojnë libidon dhe ekspozimi i lëkurës është një faktor i rëndësishëm.

Kur lëkura preket në çdo moment, eksiton shumë dhe rrit dëshirën për të qenë me dikë. Kulmi është në pranverën e hershme, kur kemi filluar të shohim pa shumë rroba. Me ekspozim të pjesëve që ne na pëlqejnë fillon dhe rritja e dëshirës për marrëdhënie seksuale.

Nuk vlen për të gjithë. Gjatë dimrit ulet vitamina D, e cila ul dhe testosteronin. Pastaj mungesa e daljes gjatë dimrit dhe kjo e ul dëshirën dhe libidon,” tha ai. Fejza theksoi se një rol të rëndësishëm luan dhe vitamina D.

“Njerëzit që jetojnë buzë detit, në shkencë njihen si ata që kryejnë më shpesh marrëdhënie seksuale sesa në vendet nordike apo në vendet e ftohta ku ka më pak rreze apo mungesë të vitaminës D.” Më tej, ai shtoi se është rritur shumë ndërgjegjësimi ndaj të rinjve për problemet seksuale.

Ai tha se shumica e pacientëve vijnë nga zonat rurale. “Ka shumë meshkuj të rinj që vijnë për këshillim sesa të moshuar. Këta të fundit vijnë kur kanë çrregullime të ereksionit por pacientët më të shumtë janë të rinj. Këta vijnë për dy arsye: Për të marrë informacion para se të fillojnë një marrëdhënie seksuale.

Të tjerët janë ata që janë janë futur në një marrëdhënie seksuale të papërgatitur dhe kanë hasur probleme. Ose i kanë vënë re vetë ose janë shtyrë nga partneret femra.”, tregoi Fejza. /abcnews.al