Në një lidhje direkte me studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, eksperti i punësimit Erion Muça është shprehur që në Shqipëri ka një numër të lartë punonjësish të huaj të cilët punojnë në mënyrë informale.
Sipas tij ka rreth 15 mijë të huaj sot në Shqipëri të cilët qëndrojnë në mënyrë ilegale dhe nuk e dimë se me çfarë merren, ku strehohen, punësohen apo angazhohen ku munden.
Gjithashtu eksperti i punësimit Muça përmendi faktin që numri më i lartë i emigracionit të brendshëm është informal, nuk është i legalizuar, nuk kalon përmes sigurimeve shoqërore, pavarësisht përpjekjeve për formalizimin e sektorit të bujqësisë, ai mbetet sektori me informalitetin më të lartë në vend. Por sipas tij, ka një tregues, për individët që vijnë nga vendet e rajonit për të punuar në Shqipëri.
Kështu për vitin 2022 kanë qenë rreth 2500 punonjës sezonalë që kanë ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që janë punësuar kryesisht në zonën bregdetare.
Për ekspertin, nevojat e punës në Shqipëri plotësohen në 99 për qind të rasteve nga punonjës vendas. Të gjithë skenarët për ardhjen e të huajve për tu integruar, janë nisma për rezultate të dështuara, numri i tyre është shumë i ulët në Shqipëri. /abcnews.al/