Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço theksoi se ka pasur episode ku janë kërcënuar prokurorë të SPAK.
Ai gjithashtu shtoi se SPAK ka bërë një punë shumë të madhe dhe që nuk duhet sabotuar.
“Narkotrafikantët kthehen edhe në narko terroristë, bëjnë akte terroristë për të mbajtur në terror organet shtetërore. Unë mendoj që ne nuk kemi arritur në këtë stad. Por shpresoj që mos të arrijnë deri këtu. Ka pasur episode ku janë kërcënuar prokuror të SPAK, por nuk kanë shkuar më shumë se kaq”, u shpreh Karamuço.
Ndërsa gazetari Trashegim Sokolaj gjatë intervistës në “Real Story” foli për operacionet e zhvilluara kundër grupeve kriminale duke u ndalur edhe tek sfidat e SPAK.
“Kemi parë një dëshirë për të punuar një rezistencë ndaj shantazheve. Rreziku kryesor që ka sot sky ecc dhe Encrochat është “qelbi” brenda pallatit të drejtësisë. Gjyqtarët e gjykatës së Posacme duhet t’i përgjigjen pritshmërive të publikut dhe detyrës që kanë marrë përsipër, pasi informacione janë se disa prej tyre janë të ndikuar nga kolegët e tyre që kanë dalë në sky ecc dhe janë përpjekur ta frenojnë këtë histori. Dhe krahas kësaj është edhe një fenomen që kryetari i grupit parlament a të PD del dhe akuzon një drejtor policie. Thotë se drejtori i policisë së Shkodrës ka dalë në sky ecc, ndërsa është akuzuar për shpifje…Pra është një mënyrë për ta intimiduar SPAK, apo për ta trembur. Dhe gjithashtu ndërsa SPAK është duke përkthyer me mijëra faqe dhe duke mbledhur prova nga institucione që shpesh çojnë edhe informacione të gabuara…nga informacionet që kam trupa e gjykatës kushtetuese është në trysni…”, tha ai.
Më tej eksperti i Kriminalistikë theksoi se SPAK, drejtësia e re ka bërë një punë shumë të mirë dhe kjo shtoi ai nuk duhet sabotuar.
“Është bërë një reformë e madhe dhe të gjitha institucionet duhet të koordinohet dhe nuk duhet thënë vetëm SPAK, SPAK sepse nuk është vetëm një”, theksoi ai.
/abcnews.al/