Eksperti i ekonomisë: Zerimi i taksës për biznesin e vogël si premtim elektoral, nuk është i qartë

schedule09:00 - 12 Qershor, 2020

schedule 09:00 - 12 Qershor, 2020

Eksperti  i ekonomisë Pano Sako, në një intervistë për “Abc-në e Mëngjesit”, ka komentuar borxhin e marrë së fundmi nga qeveria.

Sipas Panos çdo borxh ka risk dhe sidomos për vende si Shqipëria, që ka treg të pakonsoliduar ku mbi të gjitha ka dhe problemin e mungesës së gjykatave etj.

Ai ka theksuar se fondi është miratuar, pasi pas paketës së propozuar nga BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, tregjet kanë më siguri në pagesën e tij.

“Interesi i dhënë sot për borxh pritet që të ishte më i lartë dhe unë para katër javësh në një publikim kam parashikuar se do të kishim një normë interesi rreth 5%, por duket se tregjet u relaksuan dhe ja ulën interesin Shqipërisë dhe i thanë se do të paguash më pak. Ursula Von Der Leyen prezantoi paketën e BE me mbi 750 miliardë eurosh, dhe nga këto një pjesë do të ishte për ndihmë fiskale që do ju jepej qeverive, tregjet e kuptojnë se në momentin që BE del garant janë më të sigurtë dhe për këtë janë më të sigurtë dhe ka ndikuar në miratimin e Eurobondit”, është shprehur Pano.

Ndër të tjera ai ka theksuar se zerimi i taksave për biznesin e vogël i propozuar nga qeveria është si një premtim elektoral, nuk ka asnjë detaj  në lidhje me taksat që ky biznes nuk do të paguajë.

Qeveria nëse do e bënte duhet ta bënte nuk duhet ta premtonte, pasi qeveria vepron nuk premton siç bëjnë forcat politike, nëse do të kishte një plan real deri në 2029 ai duhet ta bënte një gjë e tillë. E njëjta gjë ndodhi dhe me paketën e tretë që e premtoi por tashmë thekson se kanë dalë nga konteksti pasi nuk ka thënë ashtu, por do të ketë në bazë të dinamikës. Biznesi i vogël ka një listë me taksa por cilët janë taksat që do të zeron, pasi taksat e pushtit vendor janë dhe më të lartat që paguan biznesi i vogël. Biznesi do të paguajë sigurime shoqërore, të kontributeve personale atëherë çfarë do të zerohen. Duket si një propozim elektoral”, është shprehur eksperti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!