Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eksperti i ekonomisë: Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën e të bërit biznes

schedule20:46 - 27 Shkurt, 2026

schedule 20:46 - 27 Shkurt, 2026

TIRANË- Eksperti i ekonomisë, Igli Tola u shpreh se inteligjenca artificiale po e ndryshon mënyrën e të bërit biznes.

Ai shtoi se për Shqipërinë, përdorimi i inteligjencës artificiale është ende në hapat e parë dhe do të kërkojë kohë për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e saj.

“Është një ndryshim i të bërit biznes. Me implementimin e inteligjencës artificiale në shumë procese pune, shumë prej tyre do të automatizohen. Duke pasur parasysh strukturën e ekonomisë shqiptare dhe degët kryesore, ku pesha kryesore mbahet nga ndërtimi dhe turizmi, përfshirja e intelingjencës artificiale në këtë fazë nuk sjell shumë përfitime”, tha ai.



I pyetur se cilët sektor do preken më shumë nga ndikimi i inteligjencës artificiale, Tola dha këtë mendim.

“Sektori i shërbimeve dhe konsulencave është ai që po preket më shumë, sepse një pjesë e procesit tashmë kryhet përmes inteligjencës artificiale” theksoi Tola në “Sheshi i Dollarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!