Eksperti i ekonomisë: Bordet për çmimet janë show mediatik

schedule19:34 - 5 Prill, 2022

schedule 19:34 - 5 Prill, 2022

I ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, eksperti i ekonomisë Arben Shkodra, i quajti bordet e ngritura nga qeveria si show mediatik.

Shkodra tha se qeveria duhet të monitorojë biznesin dhe ta ndihmojë me likuditet, por jo të fiksojë çmime.

Bordet janë thjeshtë një show mediatik. Çmimet nuk i vendos as bordi as shteti, i vendos tregu. Detyrimi i qeverisë është të hartojë strategji dhe të monitorojë,. Nëse monitorojmë gjithë skemën është shumë e kollajtë ne ¾ i marrim nga importi. Biznesmenët shqiptarë nuk kanë interes të rrisin çmime në mënyrë të çuditshme nëse monitorohen. Shteti ka inspektime pafund. Këto inspektime duhet të bëhen jo në zyra, por në terren. Ky bord nuk ka kuptim. Çmimet në bursë mund t’i shohin të gjithë, ajo që duhet të bëjë qeveria është të kërkojë që të kenë rezerva, t’i ndihmojë me likuditet për të kapur çmime të mira”, tha Shkodra.

Gjithashtu ai theksoi se rritja ekonomike si pasojë e krizës pritet të jetë 2%.

Rritja ekonomike në shifrat që paraqet qeveria nuk përkthehet në mirëqenie tek xhepat e qytetarëve, tashmë po japin shifra statistikore, dhe nuk e përkthejmë më nëse qytetari është më i mirëqenë apo jo. Unë mendoj se 2% mund të jetë një rritje ekonomike”, u shpreh Shkodra.

Më tej ai theksoi se ulja e taksave nuk çon në ulje çmimesh, duke theksuar se ajo që duhet të bëjë qeveria është të investojë në ruajtjen e vendeve të punës.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!