Kastriot Sulka, ekspert i Çështjeve Sociale dhe bashkëhartues i programit për Mirëqenien Sociale në PD, shpjegon rritjen e pensioneve nëpërmjet këtij programi.
Ai shprehet se 650 mijë pensionistë do të përfitojnë me angazhimin e Bashës si kryeministër.
Gjatë bisedës me një qytetare, Sulka thotë se pensionet e ulëta u mohojnë pensionistëve shqiptarë mundësitë për një jetë dinjitoze.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Qytetarja: Gjyshërve të mi pensioni nuk u del as për ilaçe, çfarë keni menduar për t’ju ardhur në ndihmë?
Kastriot Sulka: Ne angazhohemi që do të risim pensionet për 650 mijë pensionist, me dyfishin e normës së inflacionit, por jo më pak se 5% ne vit. Pensionet e ulëta u mohojnë pensionistëve shqiptarë mundësinë për një jetë dinjitoze.
Qytetarja: Si do ta realizoni këtë?
Kastriot Sulka: Ne do të ulim kontributet e sigurimeve shoqërore nga 24.5% që janë aktualisht në 18%. Duke zvogëluar në këtë formë edhe informalitetin në Shqipëri. Kjo do të bëjë të mundur që të zhvillojë biznesin, po në të njëjtën kohë do të rritet edhe numri i kontribuuesve të sigurimeve shoqërore çka do të thotë rritje të fondit të pensioneve.
Qytetarja: Faleminderit Kastriot!
Kastriot Sulka: Faleminderit Jona! Në 25 prill Shqipëria fiton.
/abcnews.al/