Eksperti i arsimit: Tekstet falas të papërdorshme, mashtrim i Ramës dhe Shahinit

schedule11:26 - 3 Shtator, 2020

schedule 11:26 - 3 Shtator, 2020

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti e ka cilësuar mashtrim premtimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministres Besa Shahini për shpërndarjen e teksteve shkollore falas.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mehmeti thekson se tekstet që po shpërndahen falas për nxënësit janë të papërdorshme.

“Ato janë thjesht tekstet e lëna nga nxënësit e klasave të larta, të zhgarravitura e te katandisura si mos më keq. Këto libra të shpërndara në shkollat shqiptare, nga Elbasani, Tirana, Korça e kudo janë fytyra e vërtete e librave falas për fëmijët shqiptarë”, shprehet Mehmeti mes të tjerash.

Reagimi i plotë:

Maskarada e teksteve falas te dyshes Rama-Shahini.

Një nga premtimet e mëdha tëkryeministrit në ikje Rama ka qenë tekste falas për të gjithë fëmijet e shkollës 9 – vjeçare. Si çdo premtim tjetër, edhe ai për tekstet falas ishte thjesht një mashtrim, tallje dhe maskarade e qeverise së Rilindjes. Znj. Shahini e përforcoi me tej “arritjen” e madhe te qeverise rilindase pak dite më parë, kur premtoi “tekste falas deri në klasë të 7”.

Po cilat janë tekstet falas qe po u shpërndahen fëmijëve tanë?  Ato janë thjesht tekstet e lëna nga nxënësit e klasave të larta, të zhgarravitura e të katandisura si mos me keq. Këto libra të shpërndara në shkollat shqiptare, nga Elbasani, Tirana, Korça e kudo janë fytyra e vërtetë e librave falas për fëmijët shqiptarë.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!