Eksperti grek: Ushtria turke të mos guxojë me ne! Nëse kalon “vijën e kuqe”, e presin pasoja të rënda

schedule10:47 - 13 Qershor, 2022

schedule 10:47 - 13 Qershor, 2022

Turqia dhe Greqia janë në një situatë tensioni në një kohë kur turqit kërkojnë çmilitarizimin e ishujve përballë tokës turke ashtu siç ishte parashikuar në Traktatin e Lozanës.

Pak ditë më parë, grekët theksuan se ishin të përgatitur për çdo skenar sa i përket Turqisë, përfshi edhe përballjen e armatosur në ishuj duke bërë ushtrinë gati, ndërkohë që politika dhe media në Turqi janë duke përgatitur qytetarët për ngjarjet që mund të vijojnë.

Lexo KËTU gjithçka mbi tensionin Turqi-Greqi

Greqia ka bërë disa blerje të mëdha në lidhje me infrastrukturën ushtarake sëfundmi duke sfiduar jo pak Turqinë. Nisur nga situata në fjalë, eksperti i çështjeve ndërkombëtare Christos Argyriou ka theksuar për mediat lokale se nëse ndodh që “ushtria turke kalon vijën e kuqe me Greqinë, ajo nuk do të ekzistojë më në gjendjen e tanishme në të ardhmen”, raporton abcnews.al.

Sipas tij, ushtria turke është e fuqishme, por edhe grekët janë forcuar shumë vitet e fundit dhe një luftë mes tyre do të bëntë që Turqia të pësonte kosto të mëdha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!