Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eksperti grek: Bllokimi nuk duhet hequr para 21 dhjetorit! Krishtlindjet festojini vetëm

schedule20:48 - 28 Nëntor, 2020

schedule 20:48 - 28 Nëntor, 2020

Eksperti i sëmundje infektive në Greqi Nick Sypsas ka dalë kundër lehtësimit të masave përpara vaksinimit anti-covid të grupeve të rriskuara më shumë. Ai theksoi se bllokimi nuk duhet të hiqet para 21 dhjetorit, për të shmangur hapjen e shkollave para festave.

Ai deklaroi se me heqjen e masave shtrënguese rastet do të rriten duke krijuar fluks në sistemin shëndetësor. Sypsas i bëri thirrje qytetarëve të kalojnë vetëm Krishtlindjet, pa mysafirë të tjerë në shtëpi.

Sipas tij, vaksinimi i grupeve vulnerabël mund të nisë në fillim të pranverës. Problemi, theksoi ai, do të jenë ata që nuk do të pranojnë të vaksinohen



“Nëse ne arrijmë të vaksinojmë 70% të popullsisë deri në fund të 2021, kjo do të përkthehet në fundin e pandemisë në Greqi,” theksoi ai ./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!