Eksperti amerikan: Normaliteti mund të mos kthehet deri vitin tjetër

schedule14:26 - 15 Qershor, 2020

schedule 14:26 - 15 Qershor, 2020

Një kthim në normalitet pas pandemisë Covid-19 mund të vijë brenda një viti, por njerëzit duhet të ulin pritshmëritë e tyre për udhëtime  verore dhe aktivitete, tha Dr. Anthony Fauci.

Rastet janë rritur në 18 shtete gjatë javës së kaluar, me gjashtë shtete që raportojnë më shumë se 50%  kërcënim nga koronavirusi. Kjo ka bërë që disa zyrtarë qeveritarë dhe shëndetësorë të mendojnë disa herë planet për rihapjen, shkruan CNN.

Më shumë se 115,000 njerëz kanë vdekur në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Duke parë se çfarë po ndodh, mendoj se shkalla e infeksionit ka më shumë të ngjarë të matet në muaj dhe jo në javë”, tha ai duke iu referuar afatit kohor për kufizimet e rihapjes.

Ndërsa ekspertët e shëndetit vazhdojnë të mësojnë ende rreth virusit, është e qartë se një kornizë kohore se kur situata mund të jetë nën kontroll ende nuk dihet, raporton abcnews.al

Shtrimet në spital në disa shtete

Numri i shtrimeve në spital – një tregues kyç për matjen e ndikimit që ka virusi është rritur  në disa shtete, duke përfshirë Teksasin dhe Oregon. Zyrtarët kanë deklaruar  se sistemet e tyre  po tejmbushen edhe një herë nga virusi.

Në Phoenix, kryebashkiaku Kate Gallego tha se ishte e shqetësuar për kapacitetin spitalor pasi numri i rasteve vazhdon të rritet.

Ne u rihapëm shumë herët dhe spitalet tona po përpiqen për të bërë të pamundurën,” tha Gallego gjatë një diskutimi javën e kaluar.

Së paku katër shtete – Arkansas, Alabama, Oregon dhe Karolina e Jugut gjithashtu kanë raportuar rastet më të larta ditore kohët e fundit, raporton abcnews.al

Fauci tha të premten se rritja e rasteve të reja nuk ishte domosdoshmërisht një “valë e dytë”, duke shtuar se një “valë e dytë” e parashikuar në vjeshtë mund të shmanget nëse e menaxjojmë situatën si duhet. “Nuk është e pashmangshme që të kemi një valë ” të dytë “në vjeshtë apo edhe një rritje masive të numrit të rasteve,” tha Fauci. “Megjithatë, kur filloni të shihni rritje në numrin e shtrimeve në spital, kjo është situata që ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe.”

Ndikimi i protestave në rritjen e rasteve të reja

Guvernatori i Oregon, Kate Brown njoftoi të premten se shteti duhej të ndalonte rihapjet e mëtejshme. Numri i rasteve të raportuara rishtazi u rrit me 75%, deklaroi  Drejtori i Autoritetit Shëndetësor të Oregon, Pat Allen.

Por, ai tha që ishte shumë herët për të treguar nëse demonstratat e fundit kanë kontribuuar në rritjen e rasteve të reja gjithashtu shtoi se ata aktualisht po përpiqen të përcaktojnë se kur dhe si ata persona janë infektuar me virus, raporton abcnews.al

 

Guvernatori Brown vuri në dukje se protestat nuk janë i njëjti burim për të gjitha rastet, pasi rritja e rasteve do ishte si rurale ashtu edhe urbane.

Edhe pse rritja e rasteve të fundit nuk është e lidhur drejpërdrejt  me protestat në të gjithë vendin, duke pasur parasysh aktivitetet e përfshira në disa nga demonstratat, Fauci paralajmëroi pjesëmarrësit  të përdorin maska për fytyrën.

Fauci dhe zyrtarë të tjerë u kanë bërë thirrje të pranishmëve që të testohen, dhe SHBA ka hapur disa qendra testimi duke ofruar testim falas ndaj protestuesve.

Disa rekomandime si mund të ndalojmë përhapjen

Ndërsa  rastet e reja janë rritur, disa komuna kanë vendosur të anulojnë tubimet e mëdha për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Chicago anuloi të gjitha ngjarjet e mëdha në natyrë gjatë sezonit të verës përfshirë Lollapalooza dhe Chicago Jazz Festival.

Në Karolinën e Jugut, ku rastet janë dyfishuar çdo ditë në zona të caktuara që prej fundjavës së Ditës së Përkujtimit, Myrtle Beach, Folly Beach, Patriots Point, Charleston i Veriut dhe Isle of Palms të gjithë njoftuan anulimin e ngjarjeve të 4 korrikut.

Për ata që mund të jenë infektuar tashmë, CDC  ka rekomanduar që çdokush në kontakt me një rast pozitiv të testohet, edhe nëse nuk shfaqin ndonjë simptomë, raporton abcnews.al

Një mënyrë tjetër se si mund të mbrojmë vetën dhe të tjerët është të përdorim një maskë. Të dielën, Kirurgu i Përgjithshëm amerikan hodhi përsëri idenë se përdorimi i maskave po i hiqte lirinë e amerikanëve.

“Disa mendojnë se maskat për fytyrën shkelin lirinë e tyre të zgjedhjes – por sa më shumë njërëz ti përdorin ato, aq më shumë do të kemi më shumë liri për të dalë”, tha Kirurgu i Përgjithshëm, Dr Jerome Adams.

Fauci shprehu optimizëm në intervistën e tij të botuar të dielën se një vaksinë, ose disa vaksina, së shpejti mund të rezultojnë  të suksesshme.

“Asnjëherë nuk mund të garantosh sukses me një vaksinë, sepse shumë gjëra mund të mos shkojnë si duhet, shpjegoi ai. “(Por) ajo çfarë kemi  parë nga rezultatet e hershme, është se ne mund të kemi 2 ose 3 vaksina që mund  të rezultojnë të suksesshme.”

Ndërsa shkencëtarët vazhdojnë  të punojnë për një vaksinë të mundshme për virusin, zyrtarët e lartë shëndetësorë janë ende duke inkurajuar distancimin shoqëror, praktikat e shpeshta të higjienës dhe përdorimin e maskave të fytyrës për të shmangur transmetimin./abcnews.al