Ekspertët: Sëmundjet që transmetohen nga mushkonjat po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme në Evropë

schedule11:00 - 23 Qershor, 2023

schedule 11:00 - 23 Qershor, 2023

Ekspertët evropianë paralajmërojnë se mushkonjat që bartin viruse janë zhvendosur në pjesë të reja të Evropës, duke rritur rrezikun e sëmundjeve.

Sipas tyre valët më të shpeshta të të nxehtit dhe përmbytjet, dhe vera më të gjata dhe më të ngrohta, kanë krijuar kushte më të favorshme për insektet. Mediat shkruajnë se ekspertët bëjnë thirrje për masa më të mira për kontrolle dhe mbrojtje kundër mushkonjave.

Pa këto masa, ka të ngjarë të ketë më shumë sëmundje dhe vdekje nga sëmundjet e shkaktuara nga mushkonjat.

Ndër të tjera raporti, nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), gjurmon përhapjen e llojeve të ndryshme të mushkonjave që mund të bartin dhe transmetojnë një numër të ndryshëm virusesh te njerëzit.

Këto përfshijnë Denga-n dhe Zika-n – të cilat mund të shkaktojnë një sërë simptomash si ethe dhe dhimbje muskujsh, dhe në rastet më të këqija i bëjnë njerëzit jashtëzakonisht të sëmurë.

Raporti i ECDC thekson se këtë vit, mushkonja Aedes albopictus (e njohur si bartëse e Denga-s dhe Chikungunya) “u vendos” në 13 vende në Evropë –që do të thotë se ka zhvilluar një popullsi të vetëqëndrueshme që po riprodhohet krahasuar me tetë vende evropiane një dekadë më parë.

Ndërkohë, vitin e kaluar, Aedes aegypti, i cili mund të përhapë sëmundje si ethet e verdha, Zika dhe virusi i Nilit Perëndimor, u “krijua” në Qipro dhe shkencëtarët paralajmërojnë se mund të vazhdojë të përhapet në vende të tjera.

Andrea Ammon, drejtor i ECDC, tha se vitet e fundit kemi parë një përhapje gjeografike të specieve pushtuese të mushkonjave në zonat e paprekura më parë në BE/EEA.

Nëse kjo vazhdon, ne mund të presim të shohim më shumë raste dhe ndoshta vdekje nga sëmundje të tilla. Përpjekjet duhet të përqendrohen në mënyrat për të kontrolluar popullatat e mushkonjave, duke rritur mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave mbrojtëse personale”, ka thënë ai.

Në lidhje me këtë  ekspertët rekomandojnë eliminimin e burimeve të ujit ku shumohen mushkonjat dhe përdorimin e larvicideve miqësore me mjedisin, krahas rritjes së ndërgjegjësimit për masat personale që njerëzit mund të marrin për të mbrojtur veten./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!