Sipas disa ekspertëve, deklarata e Bidenit do të ketë shumë pak ndikim në veprimet e liderit rus në Ukrainë, të cilat ata besojnë se do të përcaktohen kryesisht nga shqetësimet e tij të brendshme dhe presioni për të shmangur një humbje poshtëruese ushtarake, shkruan skynews
Megjithatë, disa të tjerë besojnë se deklarata e Biden mund të provokojë Rusinë për të kryer më shumë akte armiqësore.
Samuel Charap, një ekspert i Rusisë në Rand Corp, tha për Washington Post se përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të ndryshuar regjimin në Rusi nuk do të ndryshojnë pikëpamjet e Moskës, sepse Putini ka besuar prej kohësh se SHBA-ja dëshiron ta zëvendësojë atë.
“Ata mund të jenë shumë më të prirur tani për të kryer akte armiqësore si një kundërpërgjigje, edhe më shumë seç kanë bërë deri më tani. Kjo është sfida.”
Michael McFaul, i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së në Moskë gjatë administratës së Obamës, tha se Putini është bindur edhe më shumë tani se pretendimet e tij prej kohësh janë të vërteta.
“Putin ka qenë paranojak prej kohësh për sa i përket faktit se Perëndimi kërkon të ndryshojë regjimin,” përfundoi ai.
/abcnews.al